Mjeti i produktivitetit të ekipit i Chanty
Chanty ofron produktivitet të rritur me funksionet e veta të thjeshta e elegante që u japin përparësi orareve dhe punës me afate.
Menaxhimi më i mirë i kohës dhe i detyrave çon në produktivitet të rritur. Me një ndërfaqe të thjeshtë e të lehtë për t'u përdorur, punonjësit mund të përfitojnë më të mirën nga njëri-tjetri duke komunikuar me efektivitet.
Regjistrohu sot me Chanty për të marrë softuerin dhe mjetin më të mirë të produktivitetit në treg.
Çfarë është softueri i produktivitetit për ekipe?
Softueri i produktivitetit të ekipit punon dorë për dore me softuerin e komunikimit të ekipit, duke ju lejuar që puna juaj të bëhet më e lehtë dhe më efikase për t'u përfunduar. Këtë mund ta bëjë si drejtpërdrejt, ashtu edhe tërthorazi.
Duke ju ndihmuar t'i arrini afatet dhe qëllimet tuaja shumë më shpejt se sa e prisnit, Chanty ju lejon të ruani marrëdhëniet e rëndësishme me kolegët ndërkohë që e kryeni punën, së bashku.
Chanty ju lejon të hiqni dorë nga formaliteti i etiketës së emailit, duke e ruajtur statusin e vet si një alternativë e vërtetë ndaj Slack. Ndërsa ruan natyrën e vet të afërt, funksionet e Chanty pakësojnë kohën që duhet për të organizuar detyrat dhe për t'i përfunduar ato mes ekipeve të çdo natyre, pavarësisht se ku ndodhen. Produktiviteti mes ekipeve të biznesit është thelbësor për suksesin e vazhdueshëm të çdo kompanie, gjë që e bën softuerin e produktivitetit të ekipit një investim të rëndësishëm dhe të vlefshëm.
Chanty është zgjidhja e përkryer për çdo kompani që kërkon të përmirësojë moralin e punonjësve dhe të ekipit përmes përdorimit efektiv të softuerit të produktivitetit. Chanty është një zgjidhje e realizueshme për të gjitha llojet e bizneseve, nga shkollat te agjentët e pasurive të paluajtshme e më tej.
Ndërtimi i një ekipi të fortë ndërkohë që ruhet produktiviteti është në thelb të parimeve të Chanty, ndërsa funksionet e tij u lejojnë bizneseve të realizojnë potencialin e ekipit të tyre.
Funksionet e softuerit të produktivitetit nga Chanty
Chanty ka shumë funksione që ju lejojnë ju dhe ekipin tuaj të jeni më produktivë se kurrë. Qëllimi përfundimtar i një softueri bashkëpunimi është t'u sigurojë punonjësve rritjen e produktivitetit dhe komunikimit të tyre për të mirën më të madhe të biznesit.
Chanty u ofron kompanive një sërë përfitimesh, me qëllimin kryesor për të rritur produktivitetin nëpër shumë ekipe në çdo biznes, pavarësisht madhësisë ose industrisë.
Qëndroni produktivë duke krijuar dhe menaxhuar detyra në Chanty
- Detyrat e qarta dhe efikase i ndihmojnë ekipet të përqendrohen më shumë te produktiviteti. Me Chanty, mund të krijoni detyra të reja nga e para ose madje të ktheni menjëherë çdo mesazh që merrni në detyrë, duke optimizuar mënyrën si ekipet komunikojnë dhe bashkëpunojnë.
- Kjo krijon bashkëpunim më të zgjuar mes punonjësve dhe i ndihmon ata t'i përmbushin afatet me energji.
- Për më tepër, punonjësit në distancë mund madje t'i caktojnë dhe filtrojnë detyrat sipas statusit, datave dhe njerëzve. Kjo i ndihmon të qëndrojnë produktivë në detyrat e tyre të caktuara, në vend që të shqetësohen nëse duhet të përfundojnë detyrat e të tjerëve.
- Mund të nisni diskutime rreth detyrave me vetëm një klikim për t'u siguruar që të gjithë janë në një linjë. Dërgoni mesazhe menjëherë pa nevojën për të pritur përgjigje emailesh, që të mund të ndërtoni një mjedis ekipi efikas.
Përdorni mjetin e produktivitetit për t'u lidhur me aplikacione të tjera
- Mund të lidhni Chanty me shumë aplikacione të palëve të treta. Kjo ju lejon ta ktheni bisedën e thjeshtë të ekipit në një mjet të fuqishëm biznesi, duke lidhur lehtësisht palët e interesuara të kompanisë sipas nevojës.
- Sinkronizimi i Chanty me aplikacione si Google Drive, Dropbox, Mailchimp dhe integrime të tjera do t'i lejojë ekipit tuaj të ketë një hapësirë të dedikuar për të organizuar detyrat dhe për të qëndruar produktiv.
- Të kesh gjithë bisedat, detyrat dhe skedarët në një vend u lejon punonjësve të gjejnë gjërat që u duhen shpejt dhe me efikasitet, duke rritur ndjeshëm produktivitetin.
- Çlironi kohën tuaj nga ndërrimi mes shumë aplikacioneve dhe sigurohuni që të mund të ndiqni gjithçka që ndodh në ekipin tuaj, përfshirë ecurinë në kohë reale.
Qëndroni produktivë duke krijuar një diskutim për biseda të bazuara në kontekst
- Me Chanty mund të krijoni diskutime që ju lejojnë të qëndroni në temë ndërkohë që biseda të tjera po ndodhin rreth dhomës së bisedës. Edhe nëse nuk jeni në linjë, mund të viheni lehtësisht në dijeni pa u dashur të lëvizni nëpër historikun e bisedës.
- Kjo do t'i mbajë ekipet të përqendruara në detyrat e tyre duke adoptuar rrjedha pune për të vendosur qëllime të qarta dhe për të arritur produktivitet në një nivel tjetër.
- Përveç kësaj, mund të krijoni strukturë në Chanty duke caktuar një vendimmarrës për ta mbajtur komunikimin tuaj të brendshëm produktiv gjatë gjithë ditës së punës dhe më tej.
Softueri më i mirë i produktivitetit - Regjistrohuni sot me Chanty
- Nëse doni të zbuloni sesa ndjeshëm mund ta rritni produktivitetin tuaj me Chanty, shikoni kalkulatorin e produktivitetit. tonë Regjistrimi me Chanty do të thotë se ju dhe ekipet tuaja mund të filloni të përdorni mjetet e produktivitetit që ofron Chanty.
- Shikoni çmimet tona dhe regjistrohuni te Chanty sot, që ekipi juaj i biznesit të mund të qëndrojë produktiv edhe ndërsa punon nga shtëpia ose kudo në botë.